Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dumani: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe krimi i organizuar
Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë. Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut. Megjithatë Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi. “Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë...