Muçi “ndez” më në fund me Trabzonspor, realizon dy golat e parë (VIDEO)

Muçi “ndez” më në fund me Trabzonspor, realizon dy golat e parë (VIDEO)

Ernest Muçi më në fund ka mundur të lërë gjurmë me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola, në fitoren e kampionatit ndaj Basaksehir. Ai u aktivizua në minutën e 63-të dhe menjëherë u shndërrua në protagonist. Muçi gjeti golin e parë, në minutën e 77-të. 24 vjeçari kompletoi dopietën personale, në fundin e sfidës. Për të këta janë dy golat e parë me fanellën e Trabzonspor. Muçi nuk u grumbullua në nëntor, për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.