Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pezullimi i Ballukut, Meçe: Vendimi i GJKKO cënon sigurinë e pushteteve
Në sondazhin e zhvilluar në “Zëri i Shqiptarëve” në ABC Neës, pyetjes: “Si e vlerësoni vendimin e GJKKO për pezullimin e numrit dy të qeverisë”, 44.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se është ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Analisti Arben Meçe tha se qytetarët shqiptarë kanë bërë një gjykim intelektual. Meçe shtoi se pezullimi i numrit dy të qeverisë cenon ndarjen dhe sigurinë e pushteteve politike në Shqipëri. “Një gjykim intelektual i situatës. Ka perceptim të qytetarëve të republikës, që vlerëson çdo luftë që bëhet ndaj korrupsionit. E percepton si një gjë normave që drejtësia bën ndaj luftës kundër korrupsionit. Qytetarët kanë vënë një arsyetim tjetër, që është pezullimi. Debat që gati-gati në të gjitha tavolinat është bërë prezent. 44.2% kalojnë pyetjet e përgjithshme a...