Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të mjerët shqiptarë”, Lubonja paralajmëron katastrofë te tuneli i Llogarasë: Ka defekte serioze strukturore
Analisti Fatos Lubonja foli sonte në Studio24 mbi parregullësitë sipas tij me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Lubonja renditi disa shkelje në ndërtim, duke filluar nga mungesa e hekurit në tunel, plasjet e shpeshta me eksploziv duke shkelur çdo procedurë. Ai shton se duhet një hetim shumë serioz pasi rrezikohen jetë njerëzish. Lubonja: Unë sigurisht nuk mundet të jem ekspert, mendoj se kam aftësinë të gjykojë dhe vlerësoj. Pashë që ishte një grek me një kompani që me marrëveshje me Ballukun dhe Berberin kishte supervizimin në tunel. Megjithëse ishte njeri i zgjedhur nga këta. Minimalisht i kanë bërë një nder, s’po i hyj. Si qytetar dhe si Fatos, meqë kam kaluar shpesh atje, më ka ngelur në mendje, i takon SPAK ta hetojë, në regjistrimet...