Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë!
Berisha: Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë! Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve tha se, pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, se opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë. Berisha u shpreh se, zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë, të cilët vijojnë betejën kundër qeverisë më antishqiptare dhe më hajdute në historinë e vendit. “Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore. Një përshëndetje...