Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Protesta e opozitës para Kryeministrisë nuk “ndez”, një grusht militantësh e disa deputetë mbyllin tubimin
Demokratët nuk i kanë “shpenzuar” të gjitha minutat që policia u ka vënë në dispozicion, sipas kërkesës së tyre paraprake për protestën me emrin “Foltorja 2”. Atyre u kanë mjaftuar më pak se 60 minuta për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, dhe një sërë kërkesash të tjera, ndërsa më herët kishin kërkuar leje për 120 minuta protestë para Kryeministrisë. Të pranishëm ishim vetëm disa nga deputetët e PD, dhe zyrtarë të kësaj Partie, ku ndër ta fjalën e mori Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi e më pas Sali Berisha. Fjalën e mbajtën edhe disa qytetarë, disa me fjalime të shkruara e disa të tjerë me fjalime të momentit. Edhe kësaj proteste, e dyta pas asaj të së hënës së kaluar, iu bashkua një numër i vogël...