Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shembja e rrugës “Qukës–Qafë Plloçë/ Nazarko zbardh skandalin: Ja pse ka ndodhur
Rruga Qukës-Qafë Plloçë në qarkun e Korçës është dëmtuar pas shirave të fundit, duke nxjerrë në shesh skandalin infrastrukturor dhe ekonomik të ndërtimit të saj jashtë standardeve dhe nën dyshimin për qëllime elektorale dhe abuzimi. Romeo Nazarko, inxhinieri që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, ka folur sot për “News 24” Inxhinieri thekson se ajo rrugë është e rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Madje parashikon edhe dëmtime të tjera nga erozionet, për shkak të mungesës së cilësisë. “Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rerëzikshëm për udhëtarët”, shprehet ai. Inxhinieri shpjegon se nëse punimet do ishin bërë me cilësi për atë...