Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Operacioni në Orosh dalin detaje të reja: Dy të rrethuarit, të sapo kthyer nga Siria?
Tension i lartë vijon në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA-s kanë rrethuar një banesë të braktisur ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur prej orëve të paradites. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se personi i dytë i ngujuar është Arben Uka, i cili ka qenë më herët në ndjekje nga strukturat e antiterrorit. Paralelisht, policia ka shoqëruar edhe vëllain e Julian Cumrakut, 24-vjeçarit të identifikuar si personi tjetër i ngujuar në banesën e braktisur. Sipas informacioneve operative, të dy të kërkuarit dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe hetimet paraprake po i trajtojnë si të mundshëm pjesëtarë të grupeve terroriste. Këto dyshime kanë shtuar nivelin e sigurisë dhe masat e ndërhyrjes nga forcat speciale....