Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Të rinjtë demokratë inskenojnë…/ Simbolikat gjatë protestës së opozitës!
Gjatë protestës që Partia Demokratike po zhvillon mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, 2 pjesëmarrës inskenuan një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të formësuar sipas akuzave që opozita ka për dyshen qeverisëse. Të ulur në një tavolinë, personazhet Rama dhe Balluku duket se po pijnë verë, e cila simbolizon verën e shtrenjtë që Partia Demokratike thotë se kreu i qeverisë konsumon në ambientet e kryeministrisë. Një tjetër detaj është një valixhe në këmbët e “Ramës”, në buzë të të cilës duken disa euro të dala, pavarësisht se është e mbyllur, duke simbolizuar paratë e shqiptarëve që sipas Partisë Demokratike janë vjedhur nga Rama dhe Balluku.