Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit në Kosovë, LDK nominon Lumir Abdixhikun për kryeministër
Kosova E Hënë, 24 Nëntor 2025 18:57 Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër. Ky vendim erdhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje, megjithatë ka lënë të hapur mundësinë që parti të vogla ose individë të garojnë në listën e LDK. Ai tha se janë të hapur edhe për Nismën e Fatmir Limajt, që të jenë pjesë e listës së partisë së tij. Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në datën 28 dhjetor të këtij viti, pasi Lëvizja VetëVendosje nuk arriti dot të formonte Qeverinë pas disa tentativave rresht.