Deputeti i PD, Korreshi nuk i mban batutat në protestë: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para…

Deputeti i PD, Korreshi nuk i mban batutat në protestë: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para…

  Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë vijoi me fjalimin e deputetit Saimir Korreshi, i cili u ngjit në foltoren e improvizuar përballë godinës së qeverisë, duke artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij.  Korreshi tha se ndjente një emocion të veçantë teksa fliste para qytetarëve, ndërsa theksoi se ishte “mësuar të fliste para hajdutëve në Parlament”. Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim kundër, siç u shpreh, “korrupsionit që ka mbërthyer vendin”.  “Ka ardhur dita që prangat t’u varen në mes të këtij sheshi nga ju,” deklaroi ai, duke iu drejtuar protestuesve. Korreshi solli në vëmendje kategoritë e ndryshme të shoqërisë që, sipas tij, po vuajnë pasojat e qeverisjes aktuale: nënat që u mungojnë fëmijët e larguar nga vendi, bujqit që punojnë në kushte të vështira,...