‘Kur qëllimi është i drejtë, çdo formë është e pranueshme’, Balliu apel shqiptarëve: Kemi nevojë për njëri-tjetrin

‘Kur qëllimi është i drejtë, çdo formë është e pranueshme’, Balliu apel shqiptarëve: Kemi nevojë për njëri-tjetrin

“Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shqiptarët. Kemi nevojë për njëri-tjetrin për largimin e kësaj qeverie”. Këtë mesazh përcolli për qytetarët nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, deputeti demokrat Klevis Balliu në nisje të foltores së dytë të opozitës para Kryeministrisë. “Bulevardi do të mbushet si herën e fundit. Sot ka rëndësi që ka dakordësi mbarëkombëtare që kjo është një qeveri me vjedhje seriale. Nuk ka ditë që të mos u dalë një skandal në vjedhjeje. Tani mbetet një mision e detyrim kombëtar për ju, për mua e për çdo qytetar të këtij vendi që të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që ka humburi çdo të drejtë ligjore e morale. Këtu bëhet fjalë për dorëheqjen e Ramës pasi ata qartazi nuk kanë...