Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

Rrëshqitje masive dheu në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, bllokohet qarkullimi, autoritetet ndërhyjnë për pastrimin e inerteve

Një rrëshqitje masive dheu dhe inertesh ka ndodhur ne aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aks. Sakaq autoritete bëjnë me dije se subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale Tropojë ka marrë masat për pastrimin dhe kthimin e aksin në funksion. Njoftimi i plotë: Njoftohemi nga Përgjegjësi i Subjektit kontraktor të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale Tropojë se kemi një rrëshqitje masive inertesh në aksin rrugor B.Curri-Fierz km 5. Nga subjekti kontraktor janë marrë masat për pastrimin dhe kthimin në funksionalitet të saj. Top Channel