“Allahu Ekber”! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)

“Allahu Ekber”! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)

vendngjarje PUKË- Julian Cumraku 24-vjeç, është një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës së rrethuar nga policia në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Ky i fundit ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, ndërsa efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen. Ndërsa burime bëjnë me dije se njëri prej personave të armatosur, është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’. Siç u bë me dije edhe më herët, 24-vjeçari ndodhet në banesë bashkë me një person tjetër, që dyshohet të jetë nipi i pronarit të banesës që është në pronësi të Mëhill Jakut. Të dy këta persona dyshohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji. Aksioni në fshatin Orosh ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku forcat e policisë dhe RENEA-s...