Dyshohet për krime luftë në Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre akuzë për…

Dyshohet për krime luftë në Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre akuzë për…

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer krime të luftës ndaj popullatës civile në komunën e Gjilanit. D.N., sipas Prokurorisë, gjatë periudhës mars-prill 1999, si komandant i nënstacionit në Zhegër të Gjilanit, “nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë”. Sipas aktakuzës, i pandehuri ishte në dijeni që më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë. “I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e stacionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit. D.N edhe pse ishte njoftuar...