“Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

“Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

Opozita në Shqipëri është e vetmja që proteston natën, pasi qeveria ka mbyllur zyrat dhe është në shtëpi. Kështu ka deklaruar juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën që do të zhvillojë sot PD e Sali Berishës para Kryeministrisë, të cilën e ka quajtur ‘Foltorja 2’. I ftuar në një studio televizive, tha se kur një protestë dështon, e fuqizon më shumë qeverinë. ‘Opozita shqiptare është e vetmja që proteston natën kundër pushtetit kur dyert e pushteti janë të mbyllura, kur kryeministri ka ikur nga puna sepse i ka mbaruar orari zyrtar, opozita proteston kur qeveritarët janë para ekranit edhe e shohin nga ekrani dhe i shmanget përballjes me pushtetin. Del para dyerve të Kryeministrisë dhe thotë duam që të rrëzojmë Ramën, kur Rama ka...