Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Foltorja para Kryeministrisë, deputeti Boçi: Platformë rezistence që do të vijojë gjatë
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do ta vazhdojë gjatë atë që e quajti “platformë rezistence” para Kryeministrisë. Sot në orën 18:00 do të jetë takimi i dytë i opozitës me qytetarët që mbështesin këtë kauzë para Kryeministrisë. ”Kjo është një platformë rezistence që do të vazhdojë gjatë, e cila kërkon të kompensojë zërin e opozitës në Parlament, pasi hapësira e saj është ngushtuar. Është dhe në vazhdën e atij komunikimi që një forcë politike duhet ta ketë me qytetarin. Zgjidhja politike është largimi i Ramës, një kryeministër që zv/kryeministri i është kapur në korrupsion, ministrat në korrupsion, kryebashkiakët në korrupsion, dhe nuk mund të thotë tani atë që ka thënë gjithmonë, që nuk di gjë. Edhe kur thotë kështu...