Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes dy vendeve, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Gjekmarkaj theksoi shqetësimet për situatën zgjedhore në Shqipëri dhe përcolli mesazhet e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Viktor Orbán. “Gjatë vizitës time në Hungari, me ftesë të Nënkryetarit të Parlamentit Hungarez, z. István Jakab, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të, përfaqësues i partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán. Në takim theksova miqësinë tradicionale dhe historike mes popujve tanë, që nga koha e heronjve kombëtarë Huniadi dhe Skënderbeu, deri te figura e Mbretëreshës Geraldinë, konteshë hungareze dhe pjesë e pandashme e...