Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka folur për mediat, para nisjes së Foltores së opozitës përballë Kryeministrisë. Baçi tha se kjo Foltore bëhet pas bllokimit të krijuar në Parlament për deputetët e opozitës, si dhe që qytetarët të adresojnë hallet dhe problematikat e tyre. Ai tha gjithashtu se kjo Foltore do të shërbejë si një pikë referimi për qytetarët, në mënyrë që në të ardhmen të kthehet në një ‘ortek’ të madh. Baçi i bëri thirrje Qeverisë që të dalë për inspektim në zonat e përmbytura nga lumi Seman dhe Vjosa dhe të dëmshpërblejë fermerët e prekur, pasi sipas tij, dëmet janë kolosale. “Është një foltore e organizuar nga PD. Kjo emërtesa e protestës nuk ka vend, sepse protestat organizohen në format tjetër. Është...