Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Do të qëlloj…”! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)
vendngjarje PUKË- Julian Cumraku 24-vjeç, është një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës së rrethuar nga policia në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Ky i fundit ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, ndërsa efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen. Siç u bë me dije edhe më herët, 24-vjeçari ndodhet në banesë bashkë me një person tjetër, që dyshohet të jetë nipi i pronarit të banesës që është në pronësi të Mëhill Jakut. Aksioni në fshatin Orosh ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku forcat e policisë dhe RENEA-s rrethuan një banesë të braktisur. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas njoftimit se në banesë ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë./ZËRI