Jolio Dine jep detajet dhe apelon qytetarët: “Raportoni dëmet sa më shpejt!” – VIDEO

Jolio Dine jep detajet dhe apelon qytetarët: “Raportoni dëmet sa më shpejt!” – VIDEO

  Situata e rëndë e shkaktuar nga reshjet intensive ka prekur kryesisht zonën e Çukës, ku përmbytjet kanë sjellë dëme të mëdha në blegtori, bujqësi dhe pronat e banorëve. Drejtuesi i grupit operacional për emergjencat në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, raportoi se vetëm në Çukë janë mbytur rreth 700 krerë bagëti, përfshirë dele, dhi dhe viça, si edhe rreth 200 pula, ndërkohë që vazhdon evidentimi i dëmeve të tjera. Jolio Dine: “Po punojmë për të mbyllur argjinaturën që u ça nga përmbytja”   Përmbytja e papritur ka shkaktuar çarjen e argjinaturës së Çukës, duke lejuar hyrjen masive të ujit në tokat dhe kapanonet e blegtorisë, duke përmbytur stallat dhe duke sjellë humbjen e bagëtive. “Ekipet janë në terren. Prioritet aktual është mbyllja e argjinaturës së...