Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Ish-bashkëshorti godet gruan me sëpatë, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sott në Kosovë. Një grua është goditur me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit, Raportohet se i dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit. “Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar femër është dërguar për tretman mjekësor”, tha për Radion Evropa e Lirë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e viktimës.