Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Të shtëna me armë zjarri/ Tentativë për grabitjen e një furgoni
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Sipas informacioneve policore, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur gjatë një tentative për të grabitur një furgon që transportonte para. Bëhet me dije se nga të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë njoftohet se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të...