Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit, Ruggero De Maria. Takimi u njoftua nga vetë ministrja në një postim në X, ku njofton se në fokus të takimit ishte përpjekja e Shqipërisë për të përmirësuar më tej trajtimin dhe kujdesin e sëmundjeve tumorale. Më tej, ministrja bëri me dije se është planifikuar krijimi i rrjetit kombëtar onkologjik si dhe mngritja e institutit kombëtar të tumoreve. “Takim i shkëlqyer me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria. Diskutimi ynë u fokusua te përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë: Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik; Ngritjen e Institutit Kombëtar të...