Sulmoi ish-bashkëshorten me sëpatë, policia arreston autorin

Sulmoi ish-bashkëshorten me sëpatë, policia arreston autorin

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi bashkëshorten e tij me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit më 24 nëntor. “Ngjarja është cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’. Pas zhvillimeve hetimore në mënyrë intensive, është arrestuar i dyshuari K.E. rreth orës 12:30”, tha për Radion Evropa e Lirë Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Paraprakisht, Policia e konfirmoi rastin duke thënë se ishte në kërkim të të dyshuarit, ndërkaq viktima tha se është dërguar për tretman mjekësor. Viktima është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe zyrtarët kanë thënë për mediat lokale se gjendja e saj është stabile. Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë...