Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Pezullimi i Ballukut nga detyra/ Ish ministrja socialiste mesazh Ramës: PS të përmirësojë qeverisjen
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku. Në një postim në rrjetet sociale, Meksi këshillon PS-në që të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen. “Duhet të krijohen pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat”, thekson Meksi. Postimi “Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme”.— W. Churchill Ky citim na kujton rëndësinë e kritikës dhe demokracisë së brendshme. Kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit. Është momenti që PS të reflektojë thellë dhe të përmirësojë...