Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Figura e Judës në romanin e Amoz Oz
Mërgim Bekteshi Nga Mërgim Bekteshi Pabesia është një rrjedhë historike e cila ka ushqyer mendjen e dijetarëve, por edhe të atyre që me naivitet të thellë e perceptojnë tradhtinë si një e keqe absolute që shëmtohet dhe universalizohet në botën humane, duke u skalitur në dromca interpretuese që shpesh shterojnë mendimin kritik. Por midis figurave të mëdha që çalojnë prej shekujsh në ndërgjegjen njerëzore, një nga më të paqetët është padyshim Juda Iskariot. Pikërisht këtë figurë e rimendon Amos Oz, duke e shtyrë lexuesin drejt një “Ungjilli të Judës”, po aq kontradiktor për besimtarët sa i dyshimtë për skeptikët. Romani “Juda”, i ardhur në shqip nga përkthimi i Alina Karaullit (Skanderbeg Books), ndërton një trajektore intriguese përmes personazheve, sidomos përmes Shmuel Ashit, një emër që...