Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
OBSH: Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, vret 1 milion njerëz çdo vit
Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, njoftoi se 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi, “sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë” Kluge ndau një postim rreth tuberkulozit në platformën mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA. “Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë 1 milion njerëz çdo vit”, tha Kluge. Ai ka shtuar se rezistenca ndaj ilaçeve, bashkë-infeksioni tuberkuloz-HIV, qasja e pabarabartë në kujdesin shëndetësor dhe financimi i pamjaftueshëm po e përkeqësojnë më tej krizën. Në “Raportin Global të Tuberkulozit 2025”, të botuar më 12 nëntor, OBSH-ja raportoi se më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga tuberkulozi në vitin 2024, dhe afërsisht 10.7 milionë njerëz u prekën nga sëmundja.