Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë anti emigrantë “Reform UK” të Nigel Farage

Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë anti emigrantë “Reform UK” të Nigel Farage

Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika. Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët. Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, ku tregohet...