Punonjësit e RTK protestë live në ekran: Greva është zëri ynë

Punonjësit e RTK protestë live në ekran: Greva është zëri ynë

Kosova E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:13 Punonjësit e RTK-së për 2 orë këtë të hënë mbajtën një grevë të përgjithshme, si shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes së rënduar financiare në institucion. Protesta u reflektua edhe në edicionin qendror të lajmeve, i cili nisi ndryshe nga çdo ditë. Në studion e lajmeve, pas prezantueses u shfaqën punëtorët e grumbulluar me pankarta në duar me mbishkrime si: “Pa paga, s’ka punë”, “Greva është zëri ynë” dhe slogane të tjera që kërkonin zgjidhje të menjëhershme për problemet financiare. Prezantuesja nuk shqiptoi asnjë fjalë gjatë edicionit. I gjithë transmetimi kaloi vetëm me pamje ilustruese dhe titra informuese, për të theksuar formën e protestës dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe të institucioneve përgjegjëse.