Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri: E kanë hapur me shpejtësi për zgjedhje, punime joserioze

Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri: E kanë hapur me shpejtësi për zgjedhje, punime joserioze

Që prej ditës së djeshme, aksi i ri rrugor Qukës-Qafë Plloç është bllokuar si pasojë e shkëpytjeve të gurëve masivë nga shpati ndërsa qarkullimi është devijuar në një tjetër rrugë alternative. Ky segment rrugor për të cilin janë derdhur rreth 260 milionë euro investime, është inauguruar vetëm dy muaj më parë dhe kjo hera e dytë brenda pak ditëve që ky aks rrugor bllokohet si pasojë e interteve pas reshjeve intensive të shiut. Në një intervistë televizive, inxhinieri Romeo Nazarko renditi të gjitha problematikat lidhur me ndërtimin e segmenteve rrugore në vend. Nazarko tha se kontrollet e ndërtimeve bëhen më forma fiktive si dhe monitorohen po nga të tillë inxhinierë, të cilët kryesisht janë të punësuar në administratën shtetërore. Inxhinieri u shpreh se skarpatat e rrugëve...