Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dyshime për atentat apo alarm fals? Policia e Vlorës njoftohet për të shtëna me armë zjarri
Pak minuta më parë një telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Telefonata ka qenë nga një qytetar, i cili ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së Vlorës kanë nisur menjëherë kërkimet në zonë, për të verifikuar nëse ka pasur të shtëna dhe nëse mund të ketë persona të lënduar. Dyshohet se mund të jetë qëlluar drejt një personi ose automjeti. Me mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes dhe pas disa minutash kontrolli të imtësishëm të zonës, ende nuk është konstatuar asgjë. Sipas informacioneve paraprake, grupi hetimor në terren nuk ka gjetur shenja të të shtënave. Ndërkohë, kontrolli vijon në gjithë zonën e Plazhit të...