Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Intertekstualiteti në romanin “Polifoni e mendjeve të lira” të Ilir Shaqirit
Nga Astrit Jashari Synimi fillestar i një kritiku nuk mund të jetë nëse vepra që ka para vetes është reale apo e imagjinuar, sepse perceptimi i tij gjithnjë është perceptim estetik e jo historik, madje edhe atëherë kur shkruhet një roman për Skënderbeun. Me këtë kahprirje iu qasa librit “Polifoni e mendjeve të lira” të shkrimtarit Ilir Shaqiri. Me të filluar leximin e romanit nisa të gjurmoj dalëngadalë mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, personazhet, botën e tyre, stilin, konfliktin dhe veçori të tjera të natyrës artistike e estetike që bart vepra. Sa më në thellësi i shkoja veprës, aq më mirë prekja bukuritë artistike e estetike të saj, e cila, them me bindje, magjeps lexuesin me strukturën narrative, gjuhën poetike, trajtimin filozofik e psikologjik të fenomeneve...