Përmirësohet situata nga reshjet në Sarandë, nis puna për riparimin e dëmeve në argjinaturën e basenit të lumit Bistrica

Përmirësohet situata nga reshjet në Sarandë, nis puna për riparimin e dëmeve në argjinaturën e basenit të lumit Bistrica

Nga sot ka nisur të përmirësohet situata nga reshjet e dendura në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo raporton se po punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, që prej ditësh janë në terren për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit të Lumit Bistrica në gjatësinë 150 metra në argjinaturën 1.7 km. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët. Njëherazi po punohet edhe për restaurimin e urës së fermerëve në Metoq të Sarandës. Top Channel