Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga presidenti kroat Zoran Milanović. Në fokus të këtij takimi ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE. “Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin.”, shkruan ministrja Spiropali në një postim në rrjetet sociale. Gjatë takimit, ministrja Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit. Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në...