Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama nuk e kandidoi për deputet, mjeku Papa i bashkohet partisë anti-emigracion të Nigel Farage
Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputetet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika. Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët. Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed...