Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
A e dini se një koleksion i Marubit gjendet në Stamboll?
Në arkivin e Sulltan Abdylhamitit II në Stamboll, një prej më të rëndësishmëve në botë për fotografinë, është zbuluar një koleksion i fotografit Pietro Marubi. Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar “Marubi” ka rënë në gjurmët e këtij koleksioni teksa hulumtonte për doktoraturën, punë që ka të bëjë me jetën dhe veprën e fotografit italian, i cili e zhvilloi aktivitetin në Shkodër. “Stoli vërtet magjepsëse, të Marubit, në Stamboll. Këto fotografi, që janë riprodhime nga origjinalet, që kemi ne në arkivin tonë, në imazhe ‘cabinet carte’, siç quheshin gjatë shekullit XIX, vijnë të rrethuara nën zbukurimet me motive lulesh”, – thotë Bedeni. Arsyet pse fotografitë e Marubit mbërritën në Stamboll, janë në kuadrin e hipotezave. “Arsyet i kërkojmë në histori. Në fund të jetës së...