E djeshmja e principatës, e sotmja e sëmundjes së territ dhe e nesërmja e thashethemnajes

E djeshmja e principatës, e sotmja e sëmundjes së territ dhe e nesërmja e thashethemnajes

Muharrem Kurti -Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, roman, botoi “Faik Konica” Prishtinë 2025. Nga Muharrem Kurti Roman më i ri i shkrimtarit Jusuf Buxhovi “Udhëtimi në kohë” ka për personazh kryesor Artan Rrashtën, që si nëpër magji, përmes një falli, kalon nëpër tri kohë: të djeshmen, të sotmen, dhe të nesërmen. Koha e djeshme është Mesjeta. Ngjarjet zhvillohen në Rekë te Keqe dhe në Bjeshkë te Rrasa e Zogut e ku flitet për principatën dhe princin në kohën e ndërrimeve te regjimeve konfesioneve nga ortodoksia tek katolicizmi dhe anasjelltas në përputhje me raportin e forcave midis Vatikanit dhe Kostadinopojës në hapësirën e Bizantit gjatë kryqëzatave të krishtera. Termat dominues në këtë kapitull janë kryqtar dhe tempullar, apo zëvendësimi i kryqit me kryq, pra i katolicizmit...