Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kryeministri, ia ka plotësuar këtë dëshirë Belindës”/ Reagon ashpër Gjokutaj: Dy siamezëve në drejtim të financave
Avokati Genci Gjokutaj e përshkruan lidhjen mes Ramës dhe Ballukut si atë të “dy siamezëve në drejtim të financave shqiptare”, duke sugjeruar se mbrojtja e saj ishte thelbësore për vetë kryeministrin. I ftuar në një studio televizive, Gjokutaj tha se lëvizja e fundit e Ramës për të dërguar çështjen e saj me urgjencë në Gjykatën Kushtetuese, interpretohet si pjesë e një “pazari” politik, ku kryeministri i ofron mburojën e tij ministres së besuar. Ky trajtim preferencial sipas tij, bie në sy kur krahasohet me rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas analizave është përballur me një qasje diskriminuese nga ana e kryeministrit. Fillimisht, Balluku u mor e pandehur nga SPAK për një akuzë të konsideruar “qesharake”, atë të “shkeljes së barazisë në tendera”. Përgjimet...