Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, Kremlini: Nuk kemi marrë asnjë plan paqe të përditësuar nga Uashingtoni
Kremlini thotë se nuk ka marrë një plan të përditësuar paqeje pas bisedimeve të fundjavës midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë. Sekretari i Shtypit Dmitry Peskov tha këtë të hënë se administrata e Vladimir Putinit ka ndjekur diskutimet, ndërsa pohon se janë bërë “disa rregullime” në planet e paqes që Rusia kishte marrë më parë. “Deri më tani, nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht”, u shpreh Peskov. Peskov tha gjithashtu se nuk ka plane për bisedime ruse me një delegacion amerikan rreth Ukrainës këtë javë. Top Channel