Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi do të kryente vjedhje në Durrës, njëkohësisht ka thyer arrestin shtëpiak. Ai do të kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar ndërsa tjetri i shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një automjet dhe veshjet që këta dy persona përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022. M. Ç., 30 vjeç, banues në...