Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘U kap shahmat’/ Burimi: Autogoli profesional dhe ideologjik i Marta Kos në Tiranë
Në një analizë të thelluar, Genc Burimi e cilësoi performancën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Tiranë si një "autogol të jashtëzakonshëm" në dy dimensione kryesore: profesional dhe ideologjik. Sipas Burimit, ky gabim strategjik ekspozoi jo vetëm mungesën e saj të përvojës përballë liderëve dinakë të Ballkanit, por edhe një qasje thellësisht problematike të Brukselit ndaj zgjerimit. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, në aspektin profesional, Burimi argumentoi se Kos u tregua tërësisht e paaftë për të improvizuar kur u përball me lëvizjen e papritur të kryeministrit Rama për të kontestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Heshtja e saj në këtë moment kyç, sipas analistit, ishte një dështim flagrant. Ai bëri një paralele të fortë me...