Kryeqyteti në kolaps/ Pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të transportit publik

Kryeqyteti në kolaps/ Pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të transportit publik

Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Pas njoftimeve nga Trafiku Urban dhe kompania “24 Yjet”, edhe “Prishtina Shpk – Linja 7B” ka bërë të ditur se nga dita e hënë, ndalon tërësisht ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve. Kompania sqaron se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve financiare nga niveli qendror, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj saj. Në njoftimin e “Prishtina Shpk – Linja 7B” thuhet se bllokimi financiar ka krijuar vështirësi të theksuara, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar shërbimet. Vonesat në pagesa, të cilat datojnë që nga muaji maj, kanë prekur furnitorët, partnerët dhe...