Krim brenda familjes/ Vëllai vret me gërshërë 47-vjeçarin brenda në banesë, dyshohet se konflikti ka nisur…

Krim brenda familjes/ Vëllai vret me gërshërë 47-vjeçarin brenda në banesë, dyshohet se konflikti ka nisur…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në Nea Peramos, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë. Në banesën ku ndodhi krimi ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para të hetimit, ai po hetohet si i dyshuar për ngjarjen. Alarmi u dha nga vëllai tjetër i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi autoritetet për incidentin. Dyshohet se një konflikt i fortë mes dy vëllezërve ka paraprirë ngjarjen tragjike, ndërsa shkaqet e saktë të debatit mbeten ende të paqarta. Hetimet paraprake vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e...