Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium
Java e 13 e Superiores do të luhet për festat e nëntorit. FSHF ka përcaktuar që sfidat e javës së ardhshme në Superiore, të zhvillohen në ditët e festave kombëtare, me 28 dhe 29 nëntor, duke mos ndryshuar axhendën e saj. Ndeshjet janë të ndara në dy ditë, pasi luhen dy të premten më 28 nëntor, si dhe tre të tjerat të shtunën, më 29 nëntor. Të premten, në orën 18:00 janë parashikuar të luhen sfidat Elbasani-Partizani dhe Vllaznia-Teuta. Ndërsa të shtunën, për momentin në plan në orën 13:30 është programuar Bylis-Dinamo, kurse në orën 16:30 është Flamurtari-Vora. Ajo që mbetet të vendoset është ndeshja e të dielës mes Tiranës dhe Egnatias, për të cilën nuk ka një vendim se në cilin stadium do të...