Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar! Emigrantët sudanezë shoqërohen nga Policia Kufitare e Kapshticës

Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar! Emigrantët sudanezë shoqërohen nga Policia Kufitare e Kapshticës

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë–Dardhë, janë shoqëruar nga Policia Kufitare dhe janë akomoduar në Qendrën e përkohshme të pritjes në PKK Kapështicë. Sipas të dhënave, emigrantët kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë, me qëllim të largimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, ku gjendja e tyre shëndetësore është konfirmuar e mirë. Policia do të vijojë me intervistimin e emigrantëve dhe zbatimin e procedurave ligjore përkatëse.