Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Jo vetëm “bileta” për në play-off, por edhe rekorde të tjera. 2025, një vit shumë i mirë për kombëtaren
23 Nëntor 2025 16:21 Telesport Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë në grupin K, me një total prej 14 pikësh të grumbulluara në 8 ndeshje. Një arritje historike kjo për Shqipërinë, që përveç se siguroi pjesëmarrjen në play-off në vitin 2025 ka pasur edhe disa rekorde të tjera. Kombëtarja i mbylli këto eliminatore me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë ndërsa në 6 takimet e tjera siguroi 4 fitore dhe dy barazime. Për herë të parë në historinë e këtyre kualifikueseve, kuqezinjtë e mbylln edicionin me një golavarazh pozitiv. 7 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. Viti 2025 ishte shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi për herë të...