Në Dardhë me shapka, emigrantët e paligjshëm nga Sudani përfundojnë në polici

Në Dardhë me shapka, emigrantët e paligjshëm nga Sudani përfundojnë në polici

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani, të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër, u kapën nga Policia Kufitare teksa po lëviznin në segmentin rrugor Dardhë-Boboshticë. Sipas të dhënave, ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me synimin për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Për shkak të udhëtimit në terren të vështirë dhe kushteve atmosferike jo të favorshme, emigrantët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, dhe sipas të dhënave, gjendja e tyre shëndetësore është pa probleme. Të tre të rinjtë janë dërguar në qendrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë, ku pas intervistimit, do të ndiqen procedurat e tjera ligjore. Qarku juglindor i vendit, për shkak të pozicionit gjeografik pranë kufirit me Greqinë, vazhdon të jetë një nga pikat...