Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona. Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit. Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar. Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso. Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si...