Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjuhëtarja-Ramës në podcastin “Flasim”: Sintaksa juaj është e çuditshme/ Kryeministri: Zheji më ka influencuar me “piruetat” e gjuhës shqipe
Gjatë podcastit “Flasim” pati një bashkëbisedim mes kryeministrit Edi Rama dhe gjuhëtares Natasha Shuteriqi. Ajo u ndal gjatë bisedës tek romani “Kurbani” i Ramës, teksa bëri edhe një analizë gjuhësore. “Sintaksa juaj është e çuditshme. E mrekullueshme dhe shumë shqip. Fjalitë mund të shkojnë me 9 reshta një folje dhe pa fund pjesore. Më ka surprizuar marrëdhënia juaj me shqipen. Një gabim gjuhësor kur përmendet shpesh kthehet në rregull. Jeni pjesë e grupit që vendosni parafjalë përpara ndajfoljes, përdorni shpesh “në ndërkohë””, tha gjuhëtarja Natasha Shuteriqi. Nga ana tjetër kryeministri Rama deklaroi se është ndikuar në formësimin e gjuhës shqipe nga Petro Zheji. “Më pëlqente krahasimi që Kadare bënte mes rusishtes dhe shqipes. E kishte kompetencën për të bërë paralelizma. Duke qenë se rusishtja është...